Është zgjidhur me zjarr konflikti për tregun e romeve në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.


Mëngjesin e së premtes një zjarr, që sipas policisë është i qëllimshëm, ka shkrumbuar gjithçka që ndodhej në rrethimin brenda këtij tregu me rroba të përdorura. Romët kanë shkuar në mëngjes dhe nuk kanë gjetur më asnjë gjë nga mallrat e tyre.


Gjithçka është djegur dhe pjesa e mbetur është larguar pasi zjarri ka rënë rreth orës 2.30 të mëngjesit.


Policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm. Ndërkohë, për këtë treg ka patur edhe një konflikt mes romëve dhe bashkisë, e cila kërkonte largimin e tyre nga ky shesh.


Fare pranë tregut rom është një treg privat që nuk është prekur. Tregtarët romë që ju bindën kërkesës së bashkisë u futen ne tregun privat, një pjesë tjetër që nuk paguanin dot tarifat u larguan jashtë qytetit dhe më guximtarët qëndruan në tregun e tyre që përfundimisht u dogj.


24 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)