Situata është rënduar në këtë orë në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë, ku qindra protestues kanë bllokuar zonën aty.
Ata kanë sulmuar fasadat e një banke, e disa dyqaneve dhe më pas kanë ndezur një zjarr në rrugë duke bllokuar totalisht edhe qarkullimin.
Numri i protestuesve në zonën e ‘Zogut të Zi’, është i madh, ndërkohë që revolta qytetare po vijojn.
