Unë shikoj mbrapa asaj gjësë, aty nuk ka njerëz që bëjnë marrëdhënie me dëshirë. Shoh një gjë të tmerrshme në art, një grup njerëzish që kanë përqëndruar në duart e tyre evente, janë 3-4 njerëz që s****n e përdorin si intimidim dhe posedim. Si një mjet shtypjeje. Shijoj një ushtrim pushteti dhe unë i shikoj ato zonja si viktimë.

Këta njerëz po si kalove te krevati nuk të promovojnë. Prokuroria duhet të promovojë një nisëm të tillë, a u është premtuar se do të marrin një çmim, a do tu jepej një këngë, rol, nëse kalojnë nga krevati. Këtu është një gjë shumë serioze.

Kur dikush nga prokuroria më kontaktoi, se ligji është absurd, se këta s’dalin dot nga shtëpitë, një pjesë e tyre mund të largohen nga Shqipëria, do të marrin fëmijët e tyre dhe do të largohen, miku im më tha se “duhet të bëjnë denoncim”.

Ky është marrë edhe me të mitur në jetën e vet, ka promovuar edhe të mirët, mund të ketë në telefonin e tij pamje. Unë dyshoj që në telefonat e këtyre njerëzve që janë autor pornografikë, mund të ketë edhe materiale me të rinjtë, dyshoj unë. Duhet parandaluar sa është në kohë.

Ka edhe video të tjera më të tmerrshme se këto, nga i njëjti person, nga e njëjta mafie, me artistë. Nga mafia artistike”, tha ai.

Top Channel