Alket Hatija, i cilësuar nga mediat italiane si “Zoti i drogës” do të ekstradohet drejt Italisë. Ky është vendimi i marrë nga ana e Gjykatës së Lartë. 

Ka qenë pikërisht kjo Gjykatë që vendosi mos pranimin e rekursit ndaj Alket Hatisë dhe ekstradimin e tij përtej brigjeve të Adriatikut.

Alket Hatija u arrestua më  8 korrik të vitit 2017 me urdhër të Prokurorisë së Durësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike. 

Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lire nga gjyqtari   Petraq Çuri, duke i dhënë masen detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas  mungonte një kërkesë e Ministrië së Drejtësisë.  Prokuroria e çoi cështjen në gjykatën e Apelit, duke paraqitur si prove  edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese  “arrest me burg” për qëllime  ekstradimi. 

Alket Hatija u arrestua për here të parë  në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramë heroinë në  Itali.  Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg.

Ai ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Sipas OFL Hatija është i dënuar nga Gjykata për Krīmet e Rënda, e dikurshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Dënimi për të në Itali u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroīnë dhe 190 kilogram kokaīnë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milion euro.

Hatija u arrestua në Durrës, teksa po shkonte të takonte një mik. Mediat italiane shkruanin asokohe se kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e cila vëzhgohej me kamera dhe truproja të armatosura.