Zëvendës-kryeministrja dhe njëheresh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është paraqitur në SPAK.

Balluku ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme pa bërë asnjë koment për mediat, teksa më herët në SPAK mbërriti dhe avokatja, njëkohësisht motra e saj, Pamela Qirko. Burimet thonë se numri dy i qeverisë shqiptare është thirrur nga SPAK si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara.