Tensione janë shënuar gjatë protestës së organizuar kundër projektit në Zvërnec, ku qytetarët janë përplasur me forcat e policisë përpara godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kanë çarë kordonin e sigurisë të vendosur nga policia, duke tentuar të afrohen drejt hyrjes së institucionit. Situata u tensionua më tej pas shtimit të numrit të pjesëmarrësve dhe refuzimit të tyre për t’u tërhequr nga zona e sigurisë.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin, policia përdori ujë kundër protestuesve, ndërsa në zonë vijuan shtyrjet dhe përplasjet mes palëve.

Protesta ishte thirrur kundër projektit të zhvillimit turistik në Zvërnec, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan ndalimin e punimeve dhe mbrojtjen e zonave të konsideruara të ndjeshme për mjedisin.