Ish-kreu i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ashpër pas dekretit të presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj e cilësoi vendimin si të turpshëm, duke theksuar se vendi ndodhet zyrtarisht në diktat.
“I turpshëm! Tashmë jemi pa zgjedhje të ligjshme, pa president, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa kushtetutë! Zyrtarisht në diktat”, u shpreh Alibeaj.