Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar listën e kandidatëve që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, në kuadër të procesit për zgjedhjen e pasuesit të Olsian Çelës, të cilit i përfundon mandati në muajin dhjetor.

Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili fillimisht kishte paraqitur kandidaturën dhe dokumentacionin pranë KLP-së, është tërhequr nga gara.

Pas këtij vendimi, në garë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme mbeten pesë kandidatë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e saj të dytë, Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Ylli Pjetërnika, Rovena Bozo, prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës, si dhe Adnan Xholi, prokuror në SPAK.