Një balonë spiunimi kineze, po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm disa ditë para një vizite të rrallë në Pekin nga kryediplomati amerikan. Përdorimi i parë i një balone të ngjashme në fushëbetejë, ka qenë në shekullin e 18-të nga Napoleoni.

Një zyrtar amerikan tha se balona kishte fluturuar në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, ku ka baza të ndjeshme ajrore dhe raketa bërthamore nëntokësore, por tha se Pentagoni nuk beson se ajo përbënte një kërcënim të rrezikshëm të inteligjencës.

The Times raporton se balonat moderne operojnë në një lartësi prej më shumë se 24 kilometrash, lartësi kjo shpesh më e madhe se ajo u fluturojnë avionët komercialë.

Ndryshe nga satelitët me orbitë të ulët, të cilët kapin pamjet e instalimeve ushtarake ndërsa rrotullohen rreth planetit, balonat lejojnë grumbullimin e më shumë të dhënave ndërsa rrinë më shumë të stopuar në një vend, shtuar këtu edhe faktin që shpesh janë të pa kapshme nga radarët dhe thuajse të pamundura për tu vënë re me sy të lirë nga civilët në tokë.

The Times thekson se përdorimi kësaj radhe i balonës nga ana e Kinës mund të shërbejë si një kujtesë e epërsisë së Kinës në një teknologji tjetër: raketat hipersonike.