Në kuadër të veprimtarive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, nga data 15-20 tetor 2012 organizohet java e filmit shqiptar në Bukuresht. Ky aktivitet, i mundësuar si rezultat i bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bukuresht me Ministrinë e Kulturës të Rumanisë, Qendrën Kinematografike Euforia, Bukuresht dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri do të bëjë të mundur transmetimin gjatë këtyre ditëve të 7 filmave shqiptarë në kinemanë ‘Euforia’, në Bukuresht.
Filmat të cilët do të jenë të subtitruar në anglisht, përfshijnë krijime të suksesshme kinematografike të realizuara vitet e fundit në vendin tonë.
Lista e filmave që do të transmetohen:
1. Gjallë! (Alive!), Artan Minarolli, 2009
E martë, 15.10.2012, ora 19.00;
2. Lindje Perëndim Lindje (East West East), Gjergj Xhuvani, 2009
E mërkurë, 16.10.2012 ora 17. 30;
3. Shqiptari (Der Albaner), Johannes Naber, 2010
E enjte, 17.10.2012 ora 19.30;
4. Përrallë nga e kaluara (Tale from the past), Dhimitër Anagnosti, 1987
E premte, 18.10.2012, ora 19.30;
5. Kukumi, Isa Qosja (Kosovo)
E shtune 19.10.2012 ora 19.30;
6. Parullat (Slogans), Gjergj Xhuvani, 2001
E diel, 20.10.2012, ora 19:30
7. Dita e fundit e Loro Shestanit, Sokol Keraj, (film me metrazh të shkurtër)
E diel, 20. 10. 2012, ora 19 30
8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)