Aktori i famshëm amerikan, Sean Penn, ka bërë një thirrje mjaft të fortë pak para mbajtjes së Çmimeve Oscar. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të bojkotojnë eventin e rëndësishëm nëse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensku, nuk do të jetë i ftuar.
Sean Penn ka dhënë një intervistë për CNN, një ditë përpara premierës së çmimeve të Hollywood-it.
“Nëse ndodh që Zelensky ndalohet , unë do të inkurajoj të gjithë të bojkotojnë Oscar, megjithëse mund të jetë momenti i tyre, dhe e kuptoj që është sepse duan të festojnë suksesin e filmave të tyre, por është më e rëndësishme për të protestuar dhe për të bojkotuar çmimet Oscar. Unë lutem që të mos ndodhë kështu. Unë lutem që të mos ketë njerëz arrogantë, të cilët e konsiderojnë veten përfaqësues të së mirës më të madhe në industrinë time, që kanë vendosur të mos e ftojnë presidentin”, deklaroi ai gjatë intervistës.
Aktori ndodhet në kryeqytetin ukrainas për të xhiruar një dokumentar kur filloi pushtimi rus, ka nënshkruar një marrëveshje që fondacioni i tij të sigurojë arsim dhe strehim për refugjatët në Poloni.
Nga ana tjetër, bashkëprezantuesja e Oscars, Amy Schumer, tha në fillim të kësaj jave se ajo kishte propozuar që të ftohej Zelensky të shfaqej me video, por nuk ishte e qartë nëse organizatorët kishin rënë dakord.