Festivali i 51-të i Këngës në RTSH është mbyllur mbrëmë. Në finale, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar nuk shkuan 18, por 17 këngë, pasi këngëtarja Ani Çuedari u përjashtua për plagjiaturë. Kënga e kompozitorit Endri Tola, “Më lër një ëndërr”, u denoncua nga Shpëtim Saraçi, drejtor artistik i festivalit si kopje nga këngëtarja J-Min nga Koreja Jugut. Juria e përbërë nga 7 anëtarë, pasi ka dëgjuar dy variantet vendosi që kënga të përjashtohet nga finalja. Po sipas vendimit të jurisë në finale shkuan vetëm 17 këngë nga 18 të parashikuara. Në finale u ngjitën Selami Kolonja, Rosela Gjylbegu, Kejsi Tola, Vesa Luma, Dr.Flori & Fabian Basha, Merland Kademi, Rezarta Smaja, Ardian Bujupi, Xhejn dhe Enxhi Kumrija, Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko, Hersi Matmuja, Lynx, Anjeza Shahini, Kelly, Bojken Lako, Valon Shehu dhe Flaka Krelani.