 Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit janë takuar dje me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, për të shprehur shqetësimin mbi reformën që po kërkohet të bëhet në institucionin e TKOB. Artistët kanë shprehur kundërshtitë e trupës artistike të TOB-it lidhur me kontratat e reja të punës të propozuara nga Ministria e Kulturës, të cilat, sipas tyre, përbëjnë një prapësim në reformimin e këtij institucioni dhe në zbatimin e standardeve europiane. Sipas tyre ka mungesë transparence dhe komunikimi institucional me Ministrinë e Kulturës, çka prek drejtpërdrejt figurën dhe dinjitetin si të artistëve ashtu edhe të institucionit të TOB-it. Presidenti u shpreh se dialogu dhe transparenca në çdo proces vendimmarrje dhe shmangia e presionit të çdo lloj forme janë detyrim për institucionet shtetërore dhe pikë kyçe për të shënuar sukses dhe zbatim të plotë në ndërmarrjen e reformave. “Është në përgjegjësinë e institucioneve shtetërore mbështetja dhe promovimi i artit dhe kulturës, si trashëgimia më e çmuar e çdo vendi. Parimi kryesor që duhet të udhëheqë këtë reformë është se normaliteti social duhet të sigurohet me stabilitet dhe garanci ligjore, dhe ky mesazh duhet përcjellë për sensibilizimin e institucioneve ekzekutive, legjislative si dhe për opinionin e gjerë publik”, ka thënë Presidenti Nishani.