La Casa de Papel, seriali i njohur masivisht i Netflix, po kthehet për sezonin e pestë dhe final. Përpara publikimit të sezonit në platformën Netflix, sapo ka dalë traileri i parë zyrtar për sezonin e ardhshëm në Youtube.

Data e publikimit të trilerit të La Casa de Papel u njoftua javën e kaluar dhe do të publikohet në të gjitha rrjetet sociale, Instagram, Facebook, Tëitter e Youtube.

Sezoni i 5 do të ndahet në 2 pjesë. Njëra pjesë do të nisë më 3 shtator, ndërsa pjesa e dytë që do i japë fund serialit do të jepet në dhjetor të këtij viti.

4 sezonet e para kanë qenë një sukses i vërtetë. Në sezonin final do të shohim personazhet e përhershëm por nuk do të munojnë edhe të rinjtë.