Viti 2024 ka nisur me shumë produktivitet për kinematografinë dhe filmin. Ky vit do të jetë shumë premtus, pasi do të na sjellë para ekranit kaste tepër të mira, që do të na mbajnë të lidhur.
Një prej filmave që do të publikohet këtë vit është “Joker”.
Joker-i, këtë herë bëhet bashkë me Lady Gaga, në rolin e Harley Quinn, duke sugjeruar që në titull se çifti i famshëm kinematografik vuan nga një psikozë e përbashkët, duke rritur kështu nivelin e gjërave dhe situatave të çuditshme që do të shohim në film. Harley Quinn, psikoterapiste, dashurohet me Joker-in problematik dhe pjesa tjetër është histori.
Një tjetër film është edhe “The End”.
The End flet për një familje të pasur në një bunkier, të cilët do të përballen me situata kaotike. Pjesë e kastit do të jetë Tilda Sëinton, George MacKay, Lennie James dhe Tim McInnrenry.
Listës së filmave do i shtohet edhe pjesa e dytë e “Dune”.
Në një luftë galaktike, me një kast tejet të talentuar, pjesa e dytë e “Dune” do të vijojë të na mahnisë me zbulimet shkencore.
