Aktorja e njohur amerikane, Raquel Welch, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, shkruan BBC.
Menaxheri i saj ka konfirmuar se aktorja u shua të mërkurën në mëngjes pas një sëmundje, të cilën e kishte mësuar para pak kohësh.
Welch u bë një “seks simbol” ndërkombëtar në vitet 1960, dhe kujtohej gjerësisht për rolin e saj e veshur me bikini në filmin e vitit 1966, One Million Years B.C.
Ajo gjithashtu fitoi një Golden Globe për rolin e saj në 1974 tek “The Three Musketeers”.
E lindur në vitin 1940, Welch u rrit në Kaliforni, ku fitoi konkurset e bukurisë kur ishte adoleshente dhe më vonë u bë një prezantuese e motit.
Gjatë një qëndrimi të shkurtër në Dallas, Teksas, nënë e divorcuar e dy fëmijëve u bë modele për dyqanin e veshjeve Neiman Marcus dhe punoi si kameriere.
Në vitin 1964 menjëherë pasi u kthye në Kaliforni, ajo mori pjesë në filma si “A House Is Not A Home” dhe Roustabout, një muzikal me Elvis Presley.