“Pianodrom”, tre muaj me muzikën klasike 


pianoPas tingujve të pianos spanjolle, e cila hapi dhe siparin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Pianos, ishte artisti holandez Marcel Worms, ai që solli tingujt e bluzit dhe vallëzimit. Për gati tre muaj, Tirana do të kthehet në kryeqendrën e muzikës klasike, pasi për herë të parë ka hapur dyert për një Festival Ndërkombëtar të Pianos. Zëra të njohur të pianos nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm duke performuar në skenën e Akademisë së Arteve ku po mbahet prej disa ditësh festivali. Të shtunën, në skenën e festivalit do të ngjiten dy artiste të njohura shqiptare, Etrida Ibrahimi dhe Ardita Bufaj. Ato do të interpretojnë pjesë nga baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, “Vdekja e Gjergjit”, “Vallja e shpatave” etj. Më 22 tetor, përmes një videoprojeksioni do të performojnë artistët Anila Kraja në violinë dhe Fatma Spahiu në piano. Më 23 tetor do të jetë një koncert recital i artistit Herton Mikeli. Më 24 tetor do të jetë një tjetër artist shqiptar që jeton në Gjermani, i cili do të ketë koncert recital Deasar Sulejmani. Tetori do të mbyllet me artistin francez Dimitri Vasilakis. Gjatë muajit nëntor, në skenë do të performojnë artistë të njohur rusë si Mikhail Doubov, Natalia Deeva, në një mbrëmje kushtuar muzikës klasike ruse. Artistët Nina Rota dhe Enrriko Pieranuzi do të sjellin notat e muzikës italiane. Franca do të ketë një mbrëmje kushtuar muzikës së saj, përmes tingujve të artistes Pierre Reach. Artistët Silvana Skënderi, Merita Rexha, Zamir Kabo, Fatma Spahiu, Redi Llupa, Marin Gjolma, Lirika Pula, Kristina Laço, Anita Tartari do të interpretojnë gjatë muajve nëntor-dhjetor.