Regjisori i njohur neozelandez, Lee Tamahori, i cili arriti sukses në vitin 1994 me filmin “Once Were Warriors” përpara se të vazhdonte të drejtonte disa filma aksion dhe një film të James Bond, ndërroi jetë dje në moshën 75-vjeçare.
Familja e tij dha njoftimin e hidhur për ndarjen nga jeta të tij. Në deklaratë u tha se regjisori vdiq në paqe në shtëpi, i rrethuar nga dashuria e tij e gjatë Justine, fëmijët e tij të dashur Sam, Max, Meka dhe Tane, nuset e tij Casey (e cila është shtatzënë) dhe Meri.
Ai konsiderohej një nga figurat Maori më me ndikim në industrinë e argëtimit.
Kujtojmë se Tahamori vazhdoi të krijojë një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, duke drejtuar filma hollivudianë dhe të pavarur si “Mulholland Falls”, “The Devil’s Double” dhe filmin e James Bond-it, “Die Another Day”.
