Çmimi i madh “Luani i Artë” në Festivalin e Venecias është fituar nga filmi francez L’évenement”, i regjisores franko-libaneze, Audrey Diwan.

Në këtë film trajtohet tema dramatike e abortit të paligjshëm, ku interpreton edhe aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Ndërkohë filmi autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentino-s si “Il Divo” dhe “La grande bellezza” rrëmbeu çmimin special të jurisë.

Përsa i përket aktorit më të mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

Ndërsa aktorja më e mirë u shpall Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single.