Një ditë më parë një letër e firmosur nga 65 artistë i drejtohej krerëve të shtetit për një Teatër të ri Kombëtar, e mes tyre ishte edhe emri i regjisorit të mirënjohur Pirro Mani, por për bashkëshorten e tij, aktoren Pavlina Mani, ky është një falsifikim i firmës së tij.


Në në një prononcim për “Shekulli” ajo thotë se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri, pasi ai ndodhet në SHBA pasi është në gjendje jo të mirë shëndetësore prej 10 vitesh.


Reagimi i Pavlina Manit


Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që s’ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë vënë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë.


Ne nuk merremi me këto gjëra, atje në plan të parë, nuk është fare çështja tek ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi artistë, nuk jemi politikanë!


Edhe përderisa në këtë punë ka futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asnjë gjë. Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për teatër, të ekzistojë teatri, të ekzistojë dhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2-3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend të ketë teatro siç ka e gjithë bota.


EMRAT E AKTORËVE QË U THA SE KISHIN FIRMOSUR

1. Pirro Mani

2. Fatos Haxhiraj

3. Drita Haxhiraj

4. Artan Imami

5. Gezim Kame

6. Viktor Zhusti

7. Pellumb Kulla

8. Bashkim Hoxha

9. Luftar Paja

10. Haxhi Rama

11. Eva Alikaj

12. Josif Papagjoni

13. Berina Kokona

14. Spiro Duni

15. Laert Vasili

16. Zamira Kita

17. Sotiraq Bratko

18. Guri Koço

19. Hervin Çuli

20. Indrit Çobani

21. Genc Shkodrani

22. Lulzim Zeqja

23. Armando Bora

24. Gazmend Paja

25. Genti Deçka

26. Andia Xhunga

27. Adelina Muça

28. Gent Hazizi

29. Ardian Cerga

30. Arben Kumbaro

31. Kastriot Çaushi

32. Petrit Malaj

33. Inis Gjoni

34. Kozeta Bakiu

35. Flaura Kureta

36. Elia Zaharia

37. Laedia Hajdari

38. Genti Kame

39. Erion Kame

40. Mateus Frroku

41. Kristo Çala

42. Gert Ferra

43. Bruno Shllaku

44. Paskualina Gruda

45. Erion Isai

46. Monika Lubonja

47. Paola Kodra

48. Blerta Belliu

49. Albano Prodani

50. Afrim Agalliu

51. Astrit Mamaj

52. Ilirjan Ali

53. Agron Hamo

54. Lavdimir Abilaliaj

55. Matilda Avdyli

56. Agron Jakupi

57. Drini Shehu

58. Jorgaq Tushe

59. Shkëlqim Jaupi

60. Jaho Guma

61. Luli Hoxha

62. Arjola Basho

63. Josif Sina

64. Gjergj Mena

65. Klea Huta


28 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)