Këngët që përfaqësojnë periudhat e ngritjes më këmbë, zëri i popullsisë që nuk është më masë a turmë dhe gjuha e muzikës në Shqipërinë e pas viteve ’90 në këtë drejtim. Po sot?
Në gji të errët e ftohtë të kohës, zbriti engjëlli, të më mësonte lutje të re… e kur papritur më zgjidhi duart, ndër shpatulla m’u shpalosën krahë që lart mbi rrugë, shtëpi, gardhe, kopshte e ullishte më ngritën në fluturim gjer ku dita humb veten duke kërkuar. Këtu foli engjëlli si ndër rozarë, ndërsa rruazat e shtyllës kurrizore më numëronte në krye të lutjeve. Më tha: “Mos u tremb”, por hijet e zgjatura të priftërinjve aviteshin e ëndrrën në rreth kujtese zërash kumbues ma kthyen. Rrëmbimthi fluturimit kur nisa të kthehem, veç krahë të zhveshur njeriu pashë më kishin mbetur. Kometë m’u kthye engjëlli ndërsa fytyrat e vrëngëra si delet e plakës së prillit u ngurtësuan. Për krahë priftërinjtë pemë gjestesh të mbetura pezull prej të tjerash jetë kishin, me duar gjethesh e gjemba për gishta. Por zërat e rrugës e zhurma të njerëzve më zhvatën ëndrrën e ridhanë realitetin. U venit imazhi, zbehen ngjyrat, por mbeti jehona e cunguar e një engjëlli që përsëriste lutjen frymëmarrëse të kohës kur mbase përgjumur po jo ëndrrash përhumbur ishim. Në vaj shpërtheu fjala, tashmë e dërrmuar; e buzëve më mbeti kuraja e tmerruar. Ndër gjeste shtirjeje qetësie pluskuese, që veten e tret në pritje mëshire.(F.de Andre “Il sogno di Maria”)
“Për ty atdhe/ më të bukurën këngë/ me fuqinë e kësaj zemre do të këndoj/ për këto male/ për këto fusha të gjalla/ i lumtur do të jetoj…”. Vargjet e këngës të kënduar nga Mentor Xhemali më shumë se gjysmëshekulli më parë, vijojnë të mbeten si vargje frymëzuese jo vetëm në koncerte festive, por dhe në çdo lëvizje protestuese që ka ndodhur në Shqipëri këto 20 vitet e fundit. Muzika ka qenë historikisht një element i rëndësishëm i përdorur gjatë protestave në botë. Kjo edhe sepse ajo mbeshtet emocionalisht tekstin qe ne keto raste eshte ndoshta për të vetmen herë më i rëndësishmi sepse mesazhi i dhënë duhet të jetë direkt. Në rastin e “Për ty Atdhe” a nuk tregon përdorimi i saj se ku e sheh pushtetin orientues kultura jonë? Tekste këngësh që kanë ndryshuar epoka, vargje që kanë bërë histori… Qëllimi i këngëve të protestave përveçse mbështesë si kënduesin ashtu edhe atë që e ndjen veten të përfaqësuar në tekst por është edhe ai i provokimit, trondtjes dhe tërheqjes së vëmendjes të dëgjuesit që është nga njëra anë ai që nuk është bashkuar ende, dhe kryesisht ai të cilit iu drejtohet kënga. Këngët e lindura prej protestave shprehin qartë nevojën që diçka duhet të ndryshojnë, dhe të vënë në pah qëllimin përse ata qindra apo mijëra njerëz ndodhen aty në shesh…. Kjo është edhe arsyeja përse këto këngë përgjithësisht kanë melodi emocionuese dhe të mësueshme shpejt dhe tekste të forta. Të vërteta dhe pothuaj të pakoha…. “ju mund të vrisni protestuesin, po ju s’mund të vrisnin protestën”. Në vitin 2003, grupi i njohur amerikan “Anti Flag” krijoi këtë slogan të famshëm që mund ta shohësh, tashmë në pankarta në çdo protestë në botë, frymëzuar nga tendencat e rrymës Punk në fund të viteve ‘70-‘80-të. Ideja e këngeve të tyre ishte se asnjëherë nuk mund të shuhet qëllimi përse njerëzit dalin në protestë, pavarësisht rreziqeve, apo çmimit që do të ketë në masë. Sepse protesta kur shpaloset është mjeti më i fortë nëse popullsia që e kryen e di se është aty për të mbrojtur të drejtat e saj. Grupi “Anti flag” shoqëroi protestat që u bënë në SHBA gjatë nisjes së luftës me Irakun, ku politika dhe shoqëria ishin të ndarë në dy kampe, në ata që e mbështesin luftën dhe ata që ishin kundër saj. Në botë, historitë e këngëve protestuese janë me mijëra… Pasi muzika si elementi më i ndjeshëm është përdorur gjithnjë për të ngritur lart emocionet e protestuesve, dhe për t’i bërë më të vendosur për qëllimin e tyre. Kultura e protestave është një kulturë e re, ende e paformuar mirëw deh më e rëndësishme, e pasqruar e përpunuar në Shqipërinë e pas viteve ‘90-të, e cila vinte pas një sistemi komunist, ku këngët e vetme në mbledhje masash, ishin ato që i thurnin lavde ish-partisë komuniste. “Atë dit q’u hap haberi dilni se erdhi Enveri Ç’u bëre Enver djali eja se na mori malli. Këto janë disa rreshta kushtuar ish-udhëheqësit komunist, Hoxha. Format e tjera që mund të ngatërrohen me to janë efektivisht këngë propaganduese për të rikujtuar gjithmonë psh luftën apo kontributin e pushtetin në ndërtimet e fabrikave, uzinave etj. Ato mbeten gjithsesi të përdorshme dhe shiejueshme ende. Çfarë vërteton edhe një herë se tradita e përpunimit të materialit te ne është ende e re, edhe pse nuk mungojnë elementët qee tregojnë se së fundmi edhe në Shqipëri muzika në mënyrë krejt të natyrshme këto vite ka shprehur atë çfarë ndodh në realitetin tonë. Mjafton të shohësh tekstet e këngëve dhe ato janë një reflektim i lëvizjes politike, sociale, ekonomike apo kulturore të këtyre 20 viteve. Kënga e reflekton kohën dhe në një vështrim të kujdesshëm ne mund ta shohim këtë. Por a kemi ne këngë protestash? Në protestat politike, turmat frymëzohen nga tekste që lindin natyrshëm si bejte, mbi personazhet politike që kërkojnë të akuzojnë. Kemi dëgjuar këto vite këngë mbi liderët politikë të këtyre viteve në vend, si ish-kryeministrin Fatos Nano, Kryeministrin aktual, Berisha, ish-presidentin kosovar, Ibrahim Rugova, kreun e PS-së, Edi Rama, apo kreun e LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa këto janë këngë që krijohen nga simpatizantët, këngët që partitë politike kanë zgjedhur për të protestuar kanë qenë të huazuara nga hite të lëvizjeve në botë. Në 21-vjetorin e krijimit të FRESH, sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj, bëri të ditur dhe këngën që do të shoqërojë fushatën elektorale të kësaj force politike, e cila është “Born free” (Lindur i lirë) i Kid Rock. Lideri socialist, Rama, ka zgjedhur gjithnjë këngën për të përçuar idetë e forcës politike që përfaqëson, duke kënduar dhe vetë përkrah grupit “West side family”. Dhe PD ka krijuar tekste këngësh për të frymëzuar votuiesët gjatë fushatave elektorale siç ishte dhe kënga “Shqipëria po ndryshon”… Muzika është ajo që e frymëzon popullsinë, dhe e bën ata të jetë më e guximshme drejt qëllimit që e ka mbledhur në shesh.
Por zëri i protestës nuk është ky i fundit, ai vjen prej popullsisë dhe i drejtohet asaj. Ai i qëndron larg propagandës dhe nuk përdor kënd. Edhe kur përmban mesazhe të forta politike, ai I formulon këto si thirrje për vetëdijësim mbi të drejtat e tij, Kështu që ky zë nuk ndihet veç në këngët që bëhen për t’u interpretuar në sheshe, por dhe në ato që i dëgjojmë në skena festivalesh, si hapësira publike me rolin e foltores së publikut për publikun. Për Holta Shupon, studiuese e komunikimit kulturor, pasi në vitet 1989-1997 prodhimi i këtyre këngëve shenophet si manifestim public nëpër festiovale dhe funksionojnë ende sot janë ato të Elton Dedës Jemi emri i vetë jetës, Na lini të jetojmë, Qyteti i vjetër, ku kjo e fundit shënon edhe nisjen e dorëzimit. Fazë pas së cilës marrja e vetes së shoqërisë shënohet vetëm nga 2008 kur Ritfolk na ofron për të kuptuar këtësërish përrallwn që tashmë është e vjetër si kuptim I kohës për rinisje. “Duke qene se periudhat në të cilat shoqëria jonë ka kaluar përmes vështirësive ekstreme dhe nevojës për të nfritur zerin në këto viteet e fundit kanë qenë kaq të shpeshta, thotë Shupo, edhe mundësia që të vijohej të prodhoheshin këngët që demostrojnë vetëdijen mbi dinjitetin njerëzor, sa vinte e zbehej aq sa sot një këngë e tillë do të duhej të vinte si produkt ndjeshmërinë dhe aftësinë profesionale të konsiderueshme. Fakti që vjen në skenë një këngë e tillë edhe sot, na tregon jo vetëm se shoqëria jonë po zhvillohet kulturalisht mjaft mirë pavarësisht mosinteresimit shtetëror për kulturën, e cila përbën boshtin e aktiviteteve që përkujdesen për mbrojtjen dhe të kujtuarit për të drejtën e respektimit të individit, por edhe se sado të rrallë artistët që mund të kryejnë rolin e zënëdhësit dhe mbështetësit, vijojmë ti kemi ende. I tillë është rasti i “Viktime”-s së Bushpepës, këngë që ashtu si ato bashkëkohoret në vendet e tjera (e ca më shumë në vendin fqinjë me të cilin dinamika e zhvillimit të shoqërisë është shumë e ngjashme) nuk mund të jetë me thjesht këngë performance në shesh, (se nga ato ka edhe mjaftueshëm) por duhet të jetë ajo që arrin që të nxjerr nga strukja, apo që të kujton përmbajtjen identitare dhe dinjtoze brenda vetes, ajo që zgjon, me gjuhë e si akt civilizimi. Pra të të kujtojë se je. Njeri. Kështu, mbështetur nga një bazë ndërthurëse e elementëve të vetë kulturës me forcën e muzikës rock, ai (edhe pse fatëkeqësisht i vetmi që ia del) realizon produktin denjësisht përfaqësues të situasës ku po kalon shoqëria jonë ndërsa në fjalë trasmeton thjesht e direkt: “ndiej, po zbardh një tjetër ditë. Tregomë, vallë, si shkon pushtimi i një ndrydhjeje pa mëshirë. Gjithçka të mohojnë, çdo ndjesi, s’të lejojnë as të ndiesh ngrohtësinë e vendit tënd. Prapë, shoh te ti një shpirt luftarak, mes gënjeshtrës, shpresën e kthen pas.. por shpejt kupton që koha këtë ndjesi do të ta marrë dhe ti, (sërish) do të jesh Viktimë! Jepi një kuptim anarkisë dhe më thuaj kë mallkon, (sepse kështu) te ti nuk gjej dot shpjegim… Jo! Mos u dorëzo! Pranoje … zhgënjimin dhe lufto (zgjohu, nis e ekzisto), për vendin tënd, (për ty)!” Kur fjala duket sikur ka humbur rëndësinë, vazhdon Shupo, rigjetja e këtij kuptimi është detyra më e rëndësishme dhe njëkohësisht edhe më e vështirë. Humbja e saj, shpërbën urën komunikuese dherrezikon të cojë në humbje konceptin e jetesës si njweri Brenda një bashkësie që mbron e respekton dhe të cilën ti mbron e respekton. Nuk të lejon më të identifikosh kush je, ku je me kë je. Në mungesë të kuptimit se ndjesia është e përbashkët, zvenitet te individi edhe e drejta e pretendimit aq “absurd” për jetesë minimale njerëzore. A mundemi ta ndërtojmë atë? Vetëm me ndërhyrjen e komunikimit publik, si rivendosje e urës komunikuese, prandaj risjellja e artikulimit të pastër si në tekstin në fjalë, paraqet edhe kryerjen e një procesi të rëndësishëm për këtë fazë të zhvillimit të shoqërisë që konsiston në nevojën e zgjimit dhe reagimit.”
Por protesta ndodh që edhe të smbrapset, dhe atëherë ngrihet pyetja ç’kuptim ka e gjitha? Sigurisht që për sa kohë ajo përbën një aktivitet që synon të forcojë presionin kundrejt pushteteve,ajo ë [përmban këtë rrezik, por nëse përmes këngëve të protestës shohim historinë e zhvillimit të tyre në vendet e tjera që e kanë ndërtuar pak nga pak këtë traditë, do të shohim si në fillim të artikullit se thyerja është e pamundur nëse e dimë se po thërrasim për të drejtat tona, dhe vep[rimi I tyre në këto raste, sado të provohet, nuk do të mundë të zhvleftësohet duke i identifikuar me përdorimin për shkaqe dytësore. Ja psh dy këngë që tregojnë tipologjinë e zhvillimit të një nga protestave më problematike të vendit fqinjë. Brenda një viti (1968-89) përshkrimi si komunikim publik dhe mbështeteje për të vijuar na vjen kështu: “Dhe nëse shpërfillët rrugën duke injoruar jetën që rridhte, sepse të nesërmen do të rihapeshin fabrikat, do të arrestonit ndonjë student si zakopnisht. Të bindur se ishte lojë, e do të lodheshim shpejt, vazhdoni qetësisht të mendoheni pa faj, përlyer mbeteni, gjer në fyt. Kur dyert na i mbyllët fytyrës, kur panterat trotuareve vërshuan të na shqyenin, mund të mendoni se jeni pa faj, përlyerja e lëkurës u mbetet. Dhe nëse në lagjet tuaja, gjithçka kthehet si më parë, pa të lënduar pa dëme e shenja, nëse vendosët të besonit ‘të vërtetat’ e televizioneve: mendohuni, vegohuni pa faj, përlyerja ju ngjyron, gjer në fyt. Dhe nëse mendoni se tashmë gjithçka është si më parë, se votuat për sigurinë e rregullin, të bindur se kështu trembnit frikën, sërish do të na gjeni përpara portave, duke thërritur akoma më fort se dhe nëse mendoni ju nxorën pa faj, në fyt rrethin e shenjës së njollës kush do t’jua lajë?” (F. de Andre, “Kënga e Majit” ’68), Ndwrkohë që pas pësimit tw disa pasojave në vitin ’69 vjen reflektimi qw duket në fillim sikur qorton veten, por që në fund shohim se inkurajon të mos humbet nga vëmendja çshtja e rëwndësishme. Si poër të provuar edhe një herë se protesta e drejtë nuk mund të thyhet dhe nuk duhet të lejojmë të thyhet. “Jetën të japësh për idetë, ku ka më të ndritur ide! Dhe të thuash që pak vdiqa pa mundur ta kisha idenë, se turma që e mbante në vete, ndër klithma ‘rroftë vdekja’ më zuri nën vete. Apostujt e radhës, që mbi të gjitha vlerësojnë martirin, e predikojnë madje idenë e të vdekurit për idetë si vetë qëllimin e ekzistencës. Tani, e di, është pakëz zhgënjyese, të kuptosh pikërisht në momentin e fundit, se ideja e duhur s’ish ajo, e as krahun se kishe zgjedhur drejt, por le ta nisim njëherë sakrifikimin, idetë, ndër shuarje të ngadaltë kështu kemi kohë”, janë ato fjalët “ndjej po lind një tjetër ditë” tona, që dniqem e përmbyllen nga: “Ju, o kuçedra zjarrnxjerrëse, ju shenjtorë të rinj, nisuni të parët për në botën tjetër, rrugën me dëshirë ua hapim. Veç paçni zotin, tregohuni të sjellshëm e lërini të tjerët të rrojnë, i vetmi luks që u ka mbetur ajo është. Për më tepër që mortja është e aftë vetë mjaftueshëm, nevojën pishtarit tuaj vërtet nuk ia ka. Boll me kasaphanat në emër të paqes, le ta lëmë jetën për ato dreq idesh, veç ngadalë, ngadalë aman!” (F. de Andre “Morire per delle idée” ‘69), që do të ishin Tregomë, vallë, si shkon pushtimi i një ndrydhjeje pa mëshirë. Gjithçka të mohojnë, çdo ndjesi, s’të lejojnë as të ndiesh ngrohtësinë e vendit tënd. Prapë, shoh te ti një shpirt luftarak, mes gënjeshtrës, shpresën e kthen pas.. por shpejt kupton që koha këtë ndjesi do të ta marrë dhe ti, (sërish) do të jesh Viktimë! Jepi një kuptim anarkisë dhe më thuaj kë mallkon, (sepse kështu) te ti nuk gjej dot shpjegim… Jo! Mos u dorëzo! Pranoje … zhgënjimin dhe lufto (zgjohu, nis e ekzisto), për vendin tënd, (për ty)!” tonat.
Këtë fenomen të përfaqësimit përmes këtij tipi këngësh e shohim edhe sot Brenda të njëjtës kulturë me forma qe Bushpepa I ka realizuar si standarte bashkwkohesie. Një product që përdor ironinë është për shembull: “Herën e parë që vdiqa as nuk e mora vesh: s’e pata mendjen një moment e tjetrin, e pashë veten nën tokë. Herën e parë thashë, m’u duk si shaka madje, por pas tri ditësh nuk u ringjalla, atëherë kuptova se isha në telashe. Kështu më veshën kostumin më të mirë, atë të dasmës, dhe u nisa për te gjumi i përjetshëm. Dhe t’ju them, s’është e vërtetë që ka purgatim, ferr a parajsë, kjo bota këndej është në shumë si shkollë nate, budallenjsh, që të mëson si duhet jeta, në çdo moment të sajën. Pasdite, për shembull, shëtis me Charlie Chaplin-in dhe luaj tavëll me Pertinin, dje takova madje rastësisht gjyshin ish-partizan që u kujtua të më pyeste ‘Bir a e ndryshuat botën’? I thashë ‘lëre o gjysh, hajde hamë nga një akullore’. Herën e parë që vdiqa as e vura re hiç, por po të rilindja sërish, kush do t’ia vërshëllente më vogëlsirave, do ndërroja së pari foton idiote mbi varr, e do bëja ç’kisha lënë për më vonë: dy fjalë me djalin, parë botën me time shoqe, lënë punën burokrate, e jetuar më në fund në ishull tropikal. …Ç’të bëj, kismet herën tjetër!” (S. Christicchi, “La prima volta che sono morto” 2013)
Fjala, zëri, ekzistenca, ngjallja!
Nën forma të gjuhës dialektike dhe motiveve romane (njesoj si elementët e kulturës sonë te Viktimë) e shohim të shpërfaqet si inkurajim po aq I fuqishëm një product që e vendos kulturën fqinje të përballet me gjendjen e saj “të poagojë” ashtu siç na vjen ne thirrja për tu përballur e vendosur nëse do të vazhdojë të pranohet gjendja e të qenit viktima si destinim përfundimtar, si dorëzim, apo si gjendje që duhet mos pësohet më. “Hapeni rrugën se sot nuk shkoj në punë. Jam në grevë e me shokë në shesh do të dalim. Të bëjmë si gjithmonë rolin e të grindurve, po e di çfarë, mua as që më intereson hiç se shqetësohesh, unë, sot do të këndoj, aty mes njerëzve. E ç’rëndësi kanë fjalët, i besoj vërtet apo bashkohem si detyrë civile, angazhimi i përbashkët është liri, por është edhe rezistencë. Dhe nuk kam as armë për t’u mbrojtur, as kam kaska për t’u fshehur, as shenjtë kujt t’i drejtohem, s’kam gjë tjetër veç një gjuhë në gojë, e mbase gjysmë ëndrre në xhep, dhe shumë, shumë gabime, po ata unë i paguaj të gjithë! Hapeni rrugën se po kalon karvani, dhe jemi aq shumë sa dukemi të frikshëm, po mbase edhe më duket mua kështu e s’jemi veç tre fakirë siç raporton kuestura. Dhe fjalët e di janë gjithmonë të njëjtat, po sot është ditë me diell e m’u dukkan më të bukura: shkollim e punësim, ç’ide të papara do thosha ironikisht edhe unë, po të mos më gërryente ai ideali i vjetër i së drejtës së barazisë. Prandaj pa armë për t’u mbrojtur, pa kaska për t’u fshehur, pa shenjtë kujt t’i drejtohem, pa hiç tjetër veç një gjuhe në gojë, jam këtu. Dhe po ma preve edhe atë, besomë, të kërkoj ndjesë, por unë përsëri nuk ndalem… do këndoj, ashtu, me gojë të mbyllur… Dhe shih sa jemi, tek mblidhen të gjithë bashkë. Njësoji, këngëtarë gjuhëcunguar, mërmëritës, gojëmbyllur!” (D. Silvestri, “A bocca chiusa” 2013) njësoj do të thoshim ne, bashkë duke vajtuar në cep, të qenin viktima, a thua se ky nuk është “vendi ynë” dhe vendimi ynë gjithashtu. Po kënga e ardhshme cila do të jetë? Le të shpresojmë jo ajo që kapërdin e bën sikur feston…