Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Marianne Faithfull, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

E lindur në Hampstead në dhjetor të vitit 1946, ajo ishte e njohur për hitin “As Tears Go By”, e cila arriti në top 10 në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1964 dhe për rolet kryesore në disa filma, duke përfshirë “The Girl On A Motorcycle” të vitit 1968.

Ajo ishte gjithashtu e dashura e këngëtarit të “Rolling Stones”, Mick Jagger në vitet 1960, duke frymëzuar këngë të tilla si “Wild Horses” dhe “You Can’t Always Get What You Wan”t.

Në homazhin e tij, Jagger e përshkroi Faithfull si “një mikeshë të mrekullueshme, një këngëtare të bukur dhe një aktore të shkëlqyer”, duke thënë se ai ishte shumë i trishtuar për lajmin e trishtë.

Këngëtarja kishte vuajtur më parë probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë buliminë, kancerin e gjirit dhe emfizemën e shkaktuar nga pirja e duhanit për dekada.

Në vitin 2020, ajo u kontraktua me Covid-19 dhe u shtrua në spital për 22 ditë.

Mjekët thanë se nuk prisnin që ajo të mbijetonte, por ajo ia doli, duke nxjerrë albumin e saj të 21-të, She Walks in Beauty, një vit më vonë.