Regjisori i njohur, Vladimir Prifti, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Margariti shprehet se kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh.

Valdimir Prifti është regjisor i disa prej filmave si “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time”.

“Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh! Regjisori i filmave të paharrueshëm “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë”, “Flutura në kabinën time” e shumë të tjerëve, Vladimir Prifti iu shtua tempullit të përjetësisë! Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan ministrja e Kuluturës në “Facebook”.

Sot kinematografia shqiptare humbi një tjetër emër të madh!Regjisori i filmave të paharrueshëm "Udha e shkronjave", "…

Posted by Elva Margariti on Sunday, November 5, 2023

Vladimir Prifti ka lindur më 1 qershor të vitit 1942 në Tiranë. Ai mbaroi Akademinë e Arteve të bukura në vitin 1964, ndërsa njihet si realizues i shumë filmave artistik shqiptarë:

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976);

“Udha e shkronjave” (1978);

“Kur hidheshin themelet” (1978);

“Era e ngrohtë e thellësive” (1982);

“Kush vdes në këmbë” (1985);

“Dhe vjen një ditë” (1987),

“Flutura në kabinën time” (1988);

“Dasma e Sakos” (1998);

“Të bekuarit” (2000);

“Butrinti” (2002);

“Legjenda e Baltës” (2003);

“Rruga Egnatia” (2005).