Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala.

Aktori i njohur ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Ai do të kujtohet për kontributin e tij në skenën dhe ekranin shqiptar, duke lënë pas një karrierë të vlerësuar në artin e interpretimit.

Gjergji Lala aktor dhe regjisor shqiptar, lindur më 6 dhjetor të vitit 1947 në Lushnje ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografin shqiptare.

Më i përmenduri është roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”. Ka vite që jeton në Itali ku është aktivizuar në filma e telefilma të ndryshëm.