Perry Bamonte, kitaristi i The Cure, ka vdekur në moshën 65 vjeç, njoftoi grupi. Në një deklaratë, The Cure tha se muzikanti britanik vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër, në shtëpi, gjatë periudhës së Krishtlindjeve, duke përmendur trishtim të madh.
“I qetë, intensiv, intuitiv dhe jashtëzakonisht krijues, Teddy ishte një pjesë jetësore e historisë së The Cure”, theksuan ata.
Mediat e huaja shkruajnë se ai Bamonte fillimisht iu bashkua grupit si anëtar në turne në vitin 1984 dhe u thirr për t’u bërë anëtar i rregullt në vitin 1990, pas largimit të tastieristit Roger O’Donnell. Ai vazhdoi të luante kitarë, tastierë dhe bas në pesë nga albumet e studios së grupit dhe u shfaq në këngë të tilla ikonike si Friday I’m in Love, High dhe A Letter to Elise.
Ai gjithashtu u shfaq në albumet live Paris and Show, të publikuara në vitin 1993, dhe luajti në mbi 400 shfaqje me Cure gjatë një periudhe 14-vjeçare . Më vonë ai shërbeu si basist për supergrupin Love Amongst Ruin. Në vitin 2022, ai u kthye te Cure, me të cilët luajti deri në vitin 2024. Ish-bateristi i grupit Lol Tolhurst i tha lamtumirë atij në një postim në Instagram, duke shkruar: “Më vjen keq të mësoj për vdekjen e Perry Bamonte… Mirupafshim, Teddy.”
