“Lavdërim i çmendurisë”
Përktheu: Ferdinand Leka
Botimet: “Infobotues”
Çmimi: 550 lekë
Në vitin 1506, Erazmi i Roterdamit bëri një udhëtim në Itali, që e kishte dëshiruar shumë kohë më parë dhe vizitoi shumë qytete të atij vendi, nga Torinoja në Romë. Si u kthye në Angli, mysafir i mikut të dashur Thomas More, shkroi esenë e famshme “Lavdërim i çmendurisë”, në të cilën, me një stil plot gjallëri e tërheqës, shprehte krizën morale të epokës së vet, duke përdorur me mjeshtëri të rrallë alegorinë e paradoksin.
Protagonisti i veprës është Çmenduria, që flet në vetën e parë, para dëgjuesve, duke marrë në analizë veten e botën, pa kursyer askënd.
