LEKË MATRANGA
njeriu koha vepra.
Botimet: “Ombra GVG”
Me botimin kritik të varianteve dorëshkrim e të shtypur
të veprës “E mbsuame e krështerë” (1592) interesi për veprën e Lekë Matrangës më lindi gjatë kërkimeve që zhvillova pranë arkivit historik të eparkisë së Horës së Arbëreshëve dhe të dioqezës së Monreales, rreth viteve 1980-‘84, kur isha ende student. Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të shumta, që deri atëherë nuk ishin studiuar nga kërkuesit arbëreshë, m’u shfaq para syve një numër i madh të dhënash që në një mënyrë a në tjetrën hidhnin dritë mbi figurën e të parit shkrimtar arbëresh që njohim deri më sot, duke ndriçuar aspekte të panjohura të jetës dhe të veprimtarisë së tij si përkthye, – shkruan autori.
