Rregulla për një jetë perfekte
Përktheu: Hasan Bregu
Botimet: “Ombra GVG”
Çmimi: 1000 lekë
Meixhi do të dëshironte shumë një jetë, në të cilën gjithçka të funksiononte, por, nëse vazhdon t’i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur te tjetra… Në fakt, pasi ka humbur punën në Dublin, është e detyruar të heqë dorë prej këpucëve të saj të markës, Jimmy
Choo, për të veshur ca çizme pune të llahtarshme, të gjejë strehë në fshatin e përgjumur Glaken dhe të bëjë atë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, as edhe në makthet e saj më të këqija: të pastrojë stallat e të kujdeset për kafshët.
Por Meixhi është kryeneçe, nuk dorëzohet dhe përkundrazi, është e gatshme për gjithçka, veç që të arrijë gëzimin dhe qetësinë që meriton. Dhe, ndoshta, përtej çdo rregulli, një jetë e përkryer dhe një dashuri fantastike janë aty që e presin…
