Ceremonia e 77 e Çmimeve Emmy ka shpallur fituesit më të mëdhenj të televizionit. Serialet më të suksesshëm dhe aktorët më të talentuar janë nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë vitit.

Seriali “The Pitt” ka triumfuar në kategorinë e “Dramës më të mirë” pas një konkurrencë të ashpër, ndërsa “The Studio” është shpallur “Komedia më e mirë”, duke barazuar rekordin e 23 nominimeve të vendosur nga “The Bear” në vitin 2024. Në kategorinë e serive të limituara ose antologjike, çmimi kryesor shkoi për serialin “Adolescence”.

Disa nga fituesit më të shquar të natës:

Britt Lower shpallet “Aktorja më e mirë” në një dramë për rolin e saj në “Severance”.

Noah Wyle fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” në një dramë me performancën në “The Pitt”.

Në komedi, Seth Rogen mori çmimin për “Aktorin më të mirë” për rolin në “The Studio”, ndërsa Jean Smart e fitoi çmimin e saj të shtatë Emmy për rolin në Hacks.

Stephen Graham u shpall “Aktori më i mirë” në një seri të limituar për “Adolescence”, dhe Cristin Milioti fitoi çmimin për “Aktoren më të mirë” në një seri të limituar për “The Penguin”.

Ceremonia, e udhëhequr nga humoristi Nate Bargatze, u transmetua drejtpërdrejt në CBS dhe në platformën Paramount+, duke ofruar një natë të paharrueshme për dashamirësit e televizionit.

Disa nga fituesit e kategorive kryesore:

“Andor”

“The Diplomat”

“The Last of Us”

“Paradise”

“The Pitt” — FITUES

“Severance”

“Slow Horses”

“The White Lotus”

Aktor kryesor në dramë

Sterling K. Brown, “Paradise”

Gary Oldman, “Slow Horses”

Pedro Pascal, “The Last of Us”

Adam Scott, “Severance”

Noah Wyle, “The Pitt” — FITUES

Komedia më e mirë

“Abbott Elementary”

“The Bear”

“Hacks”

“Nobody Wants This”

“Only Murders in the Building”

“Shrinking”

“The Studio” — FITUES

“What We Do in the Shadows”

Seria e limituar ose antologjike më e mirë

“Adolescence” — FITUES

“Black Mirror”

“Dying for Sex”

“The Penguin”

“Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story”.