Takimi 


Pas pjesëmarrjes në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, Ministri i Kulturës së Azerbajxhanit, z. Abulfas Garayev, është takuar me ministrin Aldo Bumçi. Gjatë këtij takimi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e


kulturës dhe turizmit midis dy shteteve. Marrëveshja me një afat 5-vjeçar synon bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes


reciprok, kryesisht në fushën e muzeve, bibliotekave, në fushën e


trashëgimisë kulturore dhe turizmit.