marsela cibukajMarsela Çibukaj, një nga finalistet e “The Voice of Albania”, ka shkëlqyer mbrëmë në pjesën e dytë të “The Voice of Italia”, duke u klasifikuar e dyta në finale. Performanca e Çibukajt është pritur me entuziazëm nga publiku. Ajo këndoi një këngë të Naomit. Çibukaj është renditur pas Veronica de Simone, e cila këndoi këngën “At last”. Gjyqtarët e “The Voice of Italia” janë Raffaella Carrà, Pelù, Riccardo Cocciante e Noemi.  Këngëtarja shqiptare është cilësuar nga gjyqtarët si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni. Marsela Çibukaj, prej moshës 8-vjeçare ka jetuar në Itali, ku po përfundon studimet për Juridik. Në moshën 14-vjeçare nis të marrë leksionet e para në kanto dhe kitarë. Menjëherë mësuesit e cilësojnë si mexosoprano me timbrik bluz/soul. Falë rrethit të miqësisë dhe koncerteve live që ajo kishte mundësi të ndiqte në Romë, i jepet mundësia të njohë një repertor të madh në muzikën bluz/rok dhe xhaz, rryma në të cilat ajo zhvillon aftësitë vokale. Vazhdon perfeksionimi i saj në xhaz, duke marrë pjesë gjatë “Perugia Blues Festival” në seminarin për “Be pop improvisation” me mësues të famshëm të Barklee College of Music të Amerikës dhe më tej në Romë në seminare me maestron Beppe Vessicchio dhe Gabriella Scalise. Aktivizohet në shfaqje të ndryshme në teatër si këngëtare xhaz dhe bluz, duke pasur shumë duartrokitje nga kritika muzikale e zonës së Romës.


Në 2008-n paralelisht ajo përballej vazhdimisht me skenën në koncerte live jo vetëm në Itali, por edhe në Londër, Norvegji, Poloni dhe Gjermani me grupet e saj THE AXIS dhe MARSEL – acousti trio, që i konsideron si shkolla më e mirë që ajo ka kryer. Në 2010-n fiton çmimin si “Best emergent Singer” në Romë. Në 2011 merr pjesë në “The Voice of Albania”, ku merr vendin e dytë dhe do të bëhej një ndër këngëtaret e preferuara dhe më të dashura të publikut shqiptar. “Sipar” është kënga e saj e parë në gjuhën shqipe, me të cilën ajo merr pjesë në “Top Fest”. Muzika është kompozuar nga Elton Deda.