historiani turkQytetarë, intelektualë dhe historianë mes tyre dhe shqiptarë të Kosovës u mblodhën dje në qendër të qytetit të Lezhës, në një marshim kundër sharjes dhe fyerjes që i bëri një historian turk figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.


Me flamur kuqezi në duar të pranishmit kanë marshuar nga qendra e qyteti drejt varrit të Skënderbeut. Ata e quajtën të papranueshme heshtjen e institucioneve të shtetit shqiptar, ndaj denigrimit që i është bërë figurës së Skënderbeut. Sipas tyre, të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen duhet të ishin ngritur në këmbë për të protestuar.


Pak ditë më parë u shfaq një video ku një historian turk njollosi figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e quajtur atë terrorist dhe tradhtar. Deklaratat e tij sollën reagime të shumta të shqiptarëve kudo që ndodhen, duke kërkuar që personi në fjalë të shpallet person non grata në vendin tonë.