Monumenti


Monumenti i Ahmet Zogut do të vendoset nesër, ora 12.00 në bulevardin “Zog I’. Me këtë rast do të mbahet edhe një ceremoni përurimi ku pritet të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Berisha. Monumenti, i realizuar nga skulptori Kreshnik Xhiku ishte parashikuar që të vendosej në datën 26 nëntor, por kjo datë u shty. Ky monument u realizua në kuadër të disa veprave që u financuan nga qeveria me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Diskutimet në këtë rast nuk munguan, si pjesë e diskutimit të mbivlerësimit të bërë ndaj kësaj figure nga ana e qeverisë.