Këngëtari dhe kompozitori i njohur korçar, Nonda Kajno, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Lajmi është njoftuar nga familjarët e tij, të cilët me anë të një njoftimi bëjnë me dije se kantautori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit.
“Të nderuar shokë dhe miq,
Me dhimbje dhe hidhërim njoftojmë humbjen e bashkëshortit dhe babait tonë, Nonda Kajno.
Ngushëllimet do të pranohen te funerali Imperial.
Varrimi do të bëhet në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e familjes.
Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.
E nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun.
“ Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime” janë ndër krijimet e tij më të spikatura.