“Minierat e kulturës – nga revolucioni industrial deri në atë artistik”, quhet ekspozita që do të bëjë bashkë disa artistë të artit bashkëkohor nga vënde të ndryshme të Ballkanit në Qendrën e Kulturës Tulla (6 tetor – 5 nëntor) dhe “Subpolis: Underground City XXI” në Bunk’Art 2 (30 shtator – 7 tetor.Autori i konceptit të ekspozitës është Branko Franceschi ndërsa kurator Damir Stojnić. Ndwr veprat qw do tw prezantohen janw artisti “Autopsia” me  “Libwr nga nga çeliku”,Metal Guru (Kroaci) me veprwn “Hero XXI – Qyteti Underground” – video, Dario Šolman (Kroaci), ˝Starcity˝ – film i animuar dhe vizatime, Laibach (Slloveni), “Instrumenti i makinës shtetërore”, Vladimir Knežević (Bosnjë dhe Hercegovinë), ˝Mbreti dhe Mbretëresha˝ – skulpturë nga metali, Mladen Miljanoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë), “Cosa nostra” – video dokumentar i performancës,Irena Lagator Pejović (Mali i Zi), “Funksioni i ekuacionit” – instalacion, Nikola Pijanmanov (Maqedoni) “Dritaret e thurura” – pikturë (teknika të përziera në dru), Alban Muja (Kosovë) “HOTel”, Helidon Gjergji (Shqipëri) “Minefields”.


Gjatë ekspozitës do të organizohet shfaqja e filmit dokumentar “Shkolla e vjetër e kapitalizmit” nga Želimir Žilnik (Serbi).


“Minierat e Kulturës” është një projekt i bashkëpunimit multilateral, ndërkombëtar dhe ndërdisiplinor, të iniciuar në vitin 2012 nga Shoqata Labin Art Express XXI, Labin (Kroaci), me mbështetjen e Fondacionit Kulturor Evropian (ECF) dhe disa donatorë të tjerë. Në fazën e parë (01.01.2013 – 31.12.2014) projekti u zbatua në bashkëpunim me partnerët nga Kroacia (Poligoni, Zagrebi), Bosnja dhe Hercegovina (Shoqata “Manifest”, Prijedor dhe Kompania Publike “Turizam Banovići”), Mali i Zi (OJQ “Tera Nostra”, Mojkovac), Serbia (Fondacioni Balkankult Intereg, Irig), Slloveni (Institucioni Publik “Qendra e Trashëgimisë Idrija”) dhe rezultati përfundimtar ishte krijimi i një platforme informale rajonale bashkëpunimi. Faza e parë u përfundua me turneun ekspozues “Minierat e Kulturës – Nga revolucioni industrial në atë artistik” (03.11.-13.12.2014.), Në shtatë ish-qytete minerare: Trbovlje dhe Idrija (Slloveni), Boljevac dhe Aleksinac (Serbi), Prijedor dhe Banovići (BeH), Mojkovac (Mali i Zi). Në 2015 platforma është zgjeruar me partnerë të rinj: Kult-Tranzen, Strumicë (Maqedoni), Studio DDT – Trbovlje & Loke, Zagorje ob Savi (Slloveni), Remont, Beograd (Serbi) dhe Kosova në Lëvizje, Prishtinë (Kosovë) dhe janë hetuar dhe dokumentuar disa zona të reja të braktisura ose ende operative të minierave në Slloveni, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë. Në turneun e ekspozitës së vitit 2015 u përfshinë tri vende: Beograd, Majdanpek (Serbi) dhe Strumicë (Maqedoni), ndërsa turneu 2016 filloi në Pula (Kroaci) dhe vazhdoi në Kosovë (Prizren, Mitrovicë).


Kjo, fazë e parë e projektit përfundoi në vitin 2016 me themelimin e një asociacioni zyrtar ndërkombëtar “Minierat e Kulturës – platforma rajonale bashkëpunuese” për rivalorizimin, mbrojtjen dhe rivitalizimin e trashëgimisë së çmuar të minierave në vendet e ish-Jugosllavisë, ku minierat nuk ishin vetëm një gjenerator i zhvillimit social dhe ekonomik të përgjithshëm, por edhe një nga fushat e pakta në të cilat solidariteti tradicional i palëve më të rëndësishme të saj – minatorët – kapërcejnë ndarjet dhe konfliktet e mëvonshme kombëtare ose (të reja) shtetërore.


Në fazën e ardhshme (2017-2020), që është aktualisht në zhvillim, qëllimi kryesor i projektit është zhvillimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i platformës për vendet e tjera të Evropës Juglindore: Shqipëria  (2017), Rumania (2018), Bullgaria, etj me objektivin përfundimtar të krijimit të Platformës Evropiane të Bashkëpunimit dhe Rrugës Kulturore “Minierat e Kulturës” me mbështetjen e fondeve të BE-së, për të rivendosur lidhjet mes qytezave dhe rajoneve ekzistuese minerare, si dhe për të krijuar forma kulturore dhe forma të tjera të bashkëpunimit ndër-rajonal, me qëllim të fillimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që lidhen me shfrytëzimin e minierave dhe trashëgimisë industriale si një industri e re kulturore dhe krijuese në rajonin e EJL-së.


Lista e pjesëmarrësve dhe veprave:



  1. Autopsia (Serbi / CZ), “Libër nga çeliku” – poliptik (objekt metalik)

  2. Metal Guru (Kroaci), “HERO XXI – Qyteti Underground” – video

  3. Dario Šolman (Kroaci), ˝Starcity˝ – film i animuar dhe vizatime

  4. Laibach (Slloveni), “Instrumenti i makinës shtetërore” – triptik (printime në letër)

  5. Vladimir Knežević (Bosnjë dhe Hercegovinë), ˝Mbreti dhe Mbretëresha˝ – skulpturë nga metali

  6. Mladen Miljanoviç (Bosnjë dhe Hercegovinë), “Cosa nostra” – video dokumentar i performancës

  7. Irena Lagator Pejović (Mali i Zi), “Funksioni i ekuacionit” – instalacion

  8. Nikola Pijanmanov (Maqedoni) “Dritaret e thurura” – pikturë (teknika të përziera në dru)

  9. Alban Muja (Kosovë) “HOTel” – objekti / instalacion

  10. Helidon Gjergji (Shqipëri) “Minefields” – printime digjitale ne etalbond


30 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)