“Misto” vepra me autor dhe regjisor Naum Shundin rikthen në teatër aktorin Bujar Asqeriu. Përkrah aktorëve Helidon Fino, Adelina Muca, Erion Kame, Niada Saliasi, Genti Decka, Asqeriu do të sjelli personazhin e jashtëzakonshëm të ndërtuar nga Shundi. “Misto” është makthi dhe dhembja prej së cilës duan të shpëtojnë 3 personazhet kryesorë të kësaj vepre.


Por sa mund të shpëtojnë ata nga vetvetja? Nga Misto? Tre personazhe që nuk e dinë se ku jetojnë. Nuk e dinë ku i kanë shtëpitë. Njihen prej vitesh me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht, nuk njihen fare…Të tre në kërkim të “Misto”-s!


Një shfaqje me vlerat dhe antivlerat…Me ëndërrat e bukura dhe pritjet pa fund… Me çdo shpirt që kërkon të jetë i lirë. Tragjike deri në dhimbje dhe argëtuese me paradokset e saj, kjo vepër është një mënyrë tjetër e të vështruarit të realitetit. “Misto” do ta ketë premierën nesër më 13 tetor në skenën e Teatrit Kombëtar.


12 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)