Drejtori i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani ka reagur së fundmi me anë të një postimi në platformën Facebook për vdekjen e ikonës Margarita Xhepa.

Çobani u shpreh se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e lënë pas në mendjen, zemrën dhe trashëgiminë e kombit.

Aktorja shqiptare Margarita Xhepa u nda nga jeta ditën e sotme, një ditë pasi festoi 93-vjetorin e saj duke lënë pas një humbje për artin shqiptar.