Revista SarasBallsor Hoxha


Shpesh pyetemi pse nuk kemi letërsi të mirëfilltë? Kudo dhe kurdo, “jemi” të thyer nga mungesa e letërsisë së mirëfilltë shqiptare. A ka një shqiptar, sidomos nga ata që pyeten pse nuk kemi letërsi… që mund të përballet me jetën e vet? A ka një shqiptar që sheh përballë vetes me tërë vogëlsinë universale dhe ekzistenciale të njeriut? A ka një shqiptar që mund të merret me veten? Jo nuk ka, dhe nuk do të ketë, në mesin e këtyre të “dëshpëruarve”? Sepse për ta letërsia është argëtim, është relaksim, është kalim i kohës. Sigurisht, po të kishin lexuar më me vëmendje, dhe po të kishin kuptuar ato që kanë lexuar, dhe po të kishin –digest- ato që kanë lexuar, ose do t’iknin nga letërsia ose do të tmerroheshin, jo nga shkrimi, romani, poezia etj, por nga vetvetja. Nga të kuptuarit se çfarë paralize shpirtërore vuajnë e çfarë vdekje e zakonshme i pret. Dhe kur jemi te mungesa e letërsisë, çka mund të thuhet, atëherë, për letërsinë auto dhe biografike. Sylvia Plath, në vitet shtatëdhjetë, me poezinë “Daddy” (babi) kishte thyer të gjitha rregullat e letërsisë, kodeve morale të asaj (dhe po kësaj) kohe duke dalë publikisht në akuzë ndaj dhunimit që i kishte bërë babai i saj. Shumë më vonë Tobias Wolf shkruan një vepër autobiografike, por jo fiksion, duke përshkruar në detaje marrëdhënien e nënës së tij me babanë, ndarjen e tyre, pastaj për njerkun dhe të gjitha të këqijat e tij në detaje. Mirëpo, shembull i një lloji të letërsisë autobiografike mund të merret edhe libri i James Joyce “Portreti i artistit në rini”. Në këtë roman çdo gjë është përvojë e jetuar e shkrimtarit, por megjithatë çdo gjë është e “evituar” nga të qenët fakt përmes ndryshimit të emrave, titujve dhe vendeve e situatave. Megjithëse ato janë të njëjtat, megjithëse ato janë të njëjtat me përvojën personale të shkrimtarit, ato në këtë roman nuk janë fakte. Gabriel Garsia Marquez, miku i madh, ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka shkruar për asgjë tjetër përpos për përvojat e tij personale (ai thotë se vetëm në rastin e romanit të “Gjenerali në labirintin e vet” i është dashur të shkruajë për diçka që nuk ka qenë përvojë personale). Do ta marr një shembull personal (mu sikur Marquez); prej shtatë librave që kam shkruar, të gjithë janë autobiografikë, janë jeta ime dhe janë tërë ajo që ka mundur të jetë jeta ime, por që megjithatë ka buruar nga unë. Asnjëherë nuk e marr guximin të shkruaj për dikë tjetër, megjithëse nuk më mungon aftësia profesionale për këtë. Kur e kanë pyetur Milan Kundera kush janë personazhet e tij, ai është përgjigjur njëjtë sikur poezia e Robert Frost “Rruga që kurrë nuk e kam marrë”. Në të vërtetë, Milan Kundera, thotë se ai shkruan për përvijimet e përvojës së tij, ai thotë ka momente kur jam ndalë së jetuari një përvojë dhe të njëjtën unë e vazhdoj përmes veprave të mia. Mirëpo, për të shpjeguar mënyrën time të shkruarit, apo prej nga vjen përmbajtja e punës sime, (jo që vlen shumë apo pak, por sepse e di më së miri) do të kisha marrë një shembull: derisa isha duke e Romani autobiografik te ne zakonisht shkruhet për glorifikim, shkruhet për hapje të dyerve të legjendave dhe të të kalimit nga të qenët njeri për në legjendë 14 revista saras revista saras 15 Marquez Gabriel Garsia Marquez, miku i madh, ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka shkruar për asgjë tjetër përpos për përvojat e tij personale (ai thotë se vetëm në rastin e romanit të “Gjenerali në labirintin e vet” i është dashur të shkruajë për diçka që nuk ka qenë përvojë personale ) lexuar një libër mbi letërsinë, aty thuhej se megjithëse personazhet në letërsi janë tejet të besueshme dhe interesante, kur e mbyllim librin duhet të jemi të vetëdijshëm se janë vetëm imagjinatë etj, Sipas po këtij libri “këshillues” thuhej se jeta jonë është e zakonshme etj”. Por çka nëse jeta ime është më interesante se ajo e letërsisë, çka nëse kam një jetë, kam jetuar një jetë dhe jam duke jetuar një jetë më të jashtëzakonshme (si për të keq si për të mirë) se cilado jetë e cilitdo personazh? Çka nëse jam gjendur disa herë në pozita dhe situata më të dhembshme sesa Doni para mullinjve? Çka nëse kam bërë luftëra më të mëdha dhe më të vështira se Jozef K, dhe çmendje më të thellë se personazhi i Dostojevskit në “Shënime nga nëntoka”. Çka nëse jam dhunuar më keq dhe më shumë dhe më thellë se vetë Sylvia Plath? Këto pyetje, përpos për lexuesit e këtij shkrimi, janë drejtpërdrejt drejtuar atyre që ankohen për mungesën e letërsisë, si dhe për ata që ankohen për mungesën e letërsisë autobiografike. Cili lexues shqiptar do të ishte në gjendje të – pranojë – një vuajtje si të qenët i dhunuar, të pranojë të lexojë dhe kuptojë dhe bluajë në mendjen e tij/saj këtë përvojë? Cili nuk do të shfryhej ndaj po të njëjtit shkrimtar, p.sh. ndaj meje, nëse do të shkruaja për këtë gjë. Romani autobiografik te ne zakonisht shkruhet për glorifikim, shkruhet për hapje të dyerve të legjendave dhe të të kalimit nga të qenët njeri për në legjendë. Letërsia autobiografike dhe biografike as nuk ka shkrimtar dhe as nuk ka lexues. Letërsia biografike nuk është për glorifikim, as për nënçmim, dhe as për shënim historik. Letërsia autobiografike është pikërisht letërsi e përballjes dhe zgjidhjes së nyjave të personazhit dhe në nivel kolektiv, para lexuesit dhe vetëm dhe vetëm për lexuesin, jo për ta tronditur vetëm, por edhe për t’i ndihmuar në jetën personale, për t’i dhënë model për këtë. Duke qenë se nuk mund të shkruaj për tjetër përpos për jetën time, të shëmbëllyer dhe të reflektuar në gjëra të pazakonshme, pikërisht për të goditur vetëdijen e lexuesit dhe për të bërë lexuesin që të kërkoj arsyen, çdo gjë që kam shkruar është njëlloj shëmbëllimi ndërmjet Xhojsit, Kunderës dhe Marquez, jo për nga madhështia e të shkruarit, por për nga thellësia e hapjes së vetes dhe përballjes me botën. Megjithëse mund të tingëllojë megalomane ky vullnet i imi për të shkruar për jetën time, besoj që veprat mund të dëshmojnë një gjë tjetër, atë që më thoshte duke e lexuar atë librin për letërsinë, se jeta ime është me të vërtetë më interesante, më dramatike dhe më e pazakonshme se secila jetë e personazheve të letërsisë, apo atyre që takoj në jetën e përditshme.