Prezantimi


Instituti Shqiptar i Medias dhe Fondacioni “Friedrich Ebert” prezanton nesër albumin “Faqja e parë: Ngjarjet kryesore historike (1912-2012) në faqet e para të shtypit shqiptar.” Botimi paraqet një përzgjedhje të faqeve të para të shtypit shqiptar si një përpjekje për të parë historinë nëpërmjet asaj që është apo që mungon në faqen e parë të nesërmen e ngjarjeve historike të kombit. Ky botim vjen pikërisht kur shteti i pavarur shqiptar mbushi 100 vjet.