Teatri Kombëtar 


“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” titullohet komedia që do të shfaqet nesër, ora 19.00 në Teatrin Kombëtar. E shkruar nga Jeton Neziraj dhe vënë në skenë nga Blerta Neziraj, vepra është një   komedi për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt së ardhmes.


Kasta e aktorëve të përfshin shqiptarë nga të gjitha trevat: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu. Sipas autorëve, “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli, lindjen e shtetit të Kosovës. Muzikantë Susanna Tognella (violinë), Gabriele Marangoni (harmonikë), kompozitor Gabriele Marangoni, koreografia Arthur Kuggeleyn, skenografia dhe kostumet: Susanne Maier-Staufen.