Për 360 vjet, shikimi i saj ka magjepsur të gjithë ata që e kanë parë, por identiteti i saj mbetej një mister.
Rreth pikturës “Vajza me Vath Perle” të piktorit holandez Johannes Vermeer ka qenë subjekt i shumë spekulimeve dhe një historian pretendon se ka zgjidhur misterin e identitetit të saj.
Sipas Daily Mail, ai mbështet teorinë se piktura përshkruan vajzën e atëhershme 10-vjeçare të patronit (punëdhënësit) të hershëm të Vermeer. Piktori kishte punuar pothuajse ekskluzivisht për çiftin holandez, Pieter van Ruijven dhe Maria de Knuijt, të cilët i përkisnin një sekti protestant, Arminianizmit.
Vajza e tyre, e quajtur Magdalene, ka “të ngjarë” të jetë vajza që mban vathin me perla në pikturën e famshme me vaj, tha Andreë Graham-Dixon për Sunday Times, përpara botimit të biografisë së Vermeer.
Vajza është veshur si Maria Magdalena, një ndjekëse e Jezusit, dhe “ajo i drejtohet, me një thellësi të tillë ndjenjash, Jezu Krishtit”, tha historiani.
Në adaptimin filmik të vitit 2003 të romanit të Tracy Chevalier, Scarlett Johansson luan vajzën në pikturë që është shërbëtorja e piktorit. Në këtë rrëfim të trilluar, vajza e Johansson, e cila nuk është vajza e Pieter van Ruijven, i luajtur nga Tom Wilkinson, përfundon duke pasur një lidhje romantike me të.
Graham-Dixon tha:
“Çdo pikturë e tij ishte frymëzuar nga besimet fetare të Marie de Knuijt dhe atyre pranë saj, përfshirë vetë Vermeer-in.”
Lidhur me temën e pikturës ” Vajza me një vath perle “, ai shtoi:
“Vajza me një vath perle, e bërë edhe më e famshme falë përshkrimit fiktiv të vajzës në romanin e Tracy Chevalier dhe adaptimit të tij në film, ka të ngjarë të jetë një portret i vajzës së Marias dhe Pieter-it, Magdalenës. Ajo do të kishte qenë 12 vjeç në vjeshtën e vitit 1667 dhe duke supozuar se ishte në Kolegj si prindërit e saj, ajo do të kishte vulosur përkushtimin e saj ndaj Krishtit në atë moshë”.
Maria i la Vermeer një shumë të konsiderueshme parash në testamentin e saj dhe porositi e bleu shumicën e veprave të tij.
‘Vajza me një vath perle’ u pikturua nga Vermeer në vitin 1665. Artisti vdiq një dekadë më vonë, në moshën vetëm 43 vjeç.