Bruno Shllaku
25-vjetori i themelimit të Shoqatës Kombëtare të Miqësisë dhe bashkëpunimit Shqipëri-Itali, u përkujtua disa ditë më parë në një ceremoni në qytetin e Laçit. Pallati i Kulturës së këtij qyteti ishte i stolisur si për festë, dhe në të nuk mungonte interesimi i qytetareve të Kurbinit, si dhe atyre të ardhur nga gjithë Shqipëria, si dhe përfaqësi nga shtetet fqinje. Nuk mungonte kryetari i bashkisë z. Artur Bardhi, si dhe titullarë të tjerë të Bashkisë e prefekturës të qytetit të Laçit. Për t’i dhënë ngjyrat e vërteta kuqezi, ishte i ftuar dhe presidenti i federatës shqiptare z. Armando Duka, si dhe z. Zhani Ciko personalitet i njohur për vlerat e mëdha në fushën e artit e të kulturës, si dhe lidhjet e tij me botën e qytetëruar të muzikës. Me interes ishte dhe prezenca e miqve të shtrenjtë të ardhur nga Suedia nën siglën e shoqatës së shkrimtarëve e artisteve shqiptarë Papa Klementi 11 Albani, me kryetarin e kësaj shoqate z. Hysen Ibrahimi, si dhe kryetaren e rrjetit të bizneseve Suedi – Shqipëri avokaten Saranda Iseni. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shumë personalitete të artit dhe të religjioneve. Në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur nga president i kësaj shoqate, Nikollë Lleshi u evidentua puna 25-vjeçare realizuar nga kjo shoqatë, miqësia mes dy popujve që në shekuj kanë qenë gjithmonë pjesë e kontributit të vyer për fatet e Europës, për lirinë dhe stabilitetin e jetës politiko-shoqërore të saj, prandaj nuk është rastësi që këta dy popuj kishin ndërtuar urat e bashkëpunimit që në kohë të hershme dhe pas 50 vitesh ndërprerje të dhunshme, me 15 prill 1991 kjo miqësi filloi të frymojë rishtazi duke shtrirë pasarelat e gjata mbi Adriatik në themel të ringjallë edhe një herë miqësitë bashkëpunimet iniciativat shkëmbimet kulturore e arsimore, dhe falë këtyre opsioneve jane arritur vërtet vlera të lavdërueshme. Kjo shoqatë e ka zanafillën në qytetin e Vlorës, ku ish-kryetari i saj z.Ylli Malaj me devotshmëri zgjeroi dhe gjallëroi aktivitetet e shoqatës Shqipëri – Itali, në fazën më delikate të miturisë së saj. Kjo shoqatë jofitimprurëse, ka bërë dhe vazhdon të bëjë një punë të zellshme në stabilizimin e emigrantëve me qëndrim në Itali, problemet emergjente të lëna në harresë nga autoritetet italiane jo pak herë ato kanë marrë zgjidhje. Në fjalën përshëndetëse të referuar nga të ftuarit, vlen të përmendet fjala e znj. Saranda Iseni, një vajzë nga Struga pothuajse fare e mitur e larguar nga vendlindja e saj, befason sallën me shqipen e saj të kulluar, herë në ngjyrat e Fishtës, e shpeshherë në tingullin pasionant të Lasgush Poradecit. Pas përmbylljes së këtij takimi aniversar (përvjetor) një grup të ftuarish iu drejtuan fshatit malor Delbinisht. Një terren magjepsës që në binom me natyrën dhe detin Adriatik në sfond ku atë fillim pasdreke ishte i kthyer në një lave argjendi e floriri së bashku, një pamje e tillë të krijonte një emocion të rrallë. E pak më tej i përfshirë në këtë peizazh shkrihej ndërtesa dykatëshe selia Ipeshkvnore e Durrësit. Në këtë toponim kjo ngrehinë rrinte në këmbë që nga viti 1643 falë edhe një restaurimi. Në këtë ndërtesë të stilit italik për herë të parë është dhënë mësim në gjuhën shqipe dhe po aty morën njohuritë e para shkollore ipeshkvi Prend Bardh Kameli, si dhe një nga figurat e mëdha të pavarësisë kombëtare Dom Nikoll Kaçorri. Duke iu referuar dokumenteve dhe burimeve të selisë së shenjtë, Papa Klementi 11 Albani ishte një papë paqedashës ashtu siç është karakteristikë në shekuj e shqiptarëve. Ishte kjo arsyeja, ku të deleguarit e Albanit nga Suedia me ritin e lashtë mbi paqen mbollën një fidan ulliri në simbol të jetës e të vllaznimit. Ajo pemë e mbjell Saranda Iseni dhe nga kryetari i shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptare * Papa Klement * Albani në Suedi z.Hysen Ibrahimi. Ajo pemë e vendosur në atë terren sa të egër shqiptar e aq magjepsës i dha përkatësinë e stoli emrit të Papës së parë shqiptar Klementi i 11 Albani