Fillon sot në orën 20.00 në ekranin e “Top News”, emisioni më ri N’Timon. Emisioni risi, pasi është për herë të parë si format në median shqiptare, do të trajtojë tema që lidhen me sigurinë rrugore, duke i ofruar publikut jo vetëm informacion për sigurinë rrugore por do të synojë edhe edukimin e ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve si të sillen më mirë N’Timon.

Çdo aspekt që lidhet me përdorimin e automjeteve të të gjitha llojeve në rrugë, pajisjen me dokumentacionin, apo elemente të tjerë teknikë dhe jo vetëm, do të jetë pjesë e emisionit.

Episodi i parë do të trajtojë çështjen komplekse të aksidenteve rrugore dhe shkaqet kryesore, për të vijuar më tema të tjera që lidhen me kapacitetet ligjzbatuese apo përgjegjësia e çdo individi, ku për herë ta parë do të publikohen të dhëna që nuk janë zbuluar më parë.

Temat e larmishme nuk janë risia e vetme e këtij produksioni të “Top News”, por edhe mënyra e realizimit përbën një risi, pasi gjithçka do t’i ngjasojë një “reality”, duk i ofruar shikuesve një përjetim me origjinal për problematikat e ndryshme që do të trajtohen.

Emisioni drejtohet nga gazetari me eksperiencë Arbër Hitaj dhe Jona Gjoni, ndërsa Ledia Liku autore e disa emisioneve në “Top Channel”, është autorja e këtij produksioni të ri, regjia i është besuar Arnel Begës.