Këngëtari dhe kantautori britanik, Chris Rea, i njohur për hitet e tij, përfshirë “Driving Home for Christmas” , ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
“Ai ndërroi jetë në paqe në spital më herët sot pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në një deklaratë nga gruaja dhe dy fëmijët e tij.
Përveç hitit të tij shumë të dashur festiv, 74-vjeçari pati sukses në fund të viteve 1970 dhe 1980 me këngët “Fool (If You Think It’s Over), “Let’s Dance” dhe “The Road To Hell”.
Këngëtari i njohur u diagnostikua me kancer në pankreas në moshën 33-vjeçare dhe iu hoq pankreasi në vitin 2001, ndërsa në vitin 2016 pësoi një goditje në tru.
Rea lindi në Middlesbrough nga një baba italian dhe një nënë irlandeze.
Publikimi i albumit “Driving Home for Christmas” ishte vendim i shtëpisë së tij diskografike: “Bëra gjithçka që munda që ata të mos e publikonin atë album”, tha ai më vonë. “Fatmirësisht e bënë.”
Karriera e 74-vjeçarit u shënua nga një sërë këngësh të paharrueshme që lidhën dëgjuesit anembanë botës. Ai publikoi 25 albume studio gjatë më shumë se 50 viteve, duke shitur mbi 40 milionë disqe.


