Vetëm pak orë më parë u njoftua se “Sunny Hill Festival” këtë vit do të mbahet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Fillimisht lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Festivalit në “Facebook”.

Por menjëherë u konfirmua edhe nga Dua Lipa me anë të një postimi në “Instagram”. Këngëtarja me origjinë shqiptare shprehet tepër e lumtur dhe e mbushur që “Sunny Hill” do të vazhdojë traditën në shtëpinë e saj, Prishtinë.

Autorja e hitit “Levitating” u shpreh gjithashtu e emocionuar edhe për zgjerimin e Festivalit edhe në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Me një zemër plotë dhe e lumtur jam krenare të lajmëroj që është vendosur që festivali jonë të vazhdojë në shtëpinë e tij në datët 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë, Kosovë, po ashtu edhe në 26,27 dhe 28 gusht, në Tiranë, Shqipëri. Ju presim të gjithëve. Më shumë detaje priten të ndahen me ju së shpejti. Me dashuri, Dua,”-shkruan ylli i popit në Instgram.

“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.
Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.
Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.”-shkruhej në faqjen zyrtare të “Sunny Hill Festival”.