85-vjetori 


Në kujtim të kompozitorit Çesk Zadeja, Këshilli i Muzikës Shqiptare dhe Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, do të mbajnë sot një takim me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Aktiviteti që mbahet nesër, në orën 10.00 në sallën e ish-SHQUP-it, përfshin një ekspozitë ku do të prezantohen për të parën herë për publikun partiturat e filmit “Skënderbeu”, realizim i vitit 1952, diskutime nga njohës së krijimtarisë së Zadesë dhe interpretime nga kompozime të tij.