Piktorja Safo Marko, e njohur për ilustrimet e saj të mrekullueshme të serisë së aventurave të Çufos si dhe shumë libra të tjerë, u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar, bëhet e ditur nga miqtë e saj. Marko, 86 vjeçare, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë. Ajo ka lindur në Selanik më 1925 dhe qe bashkëshortja e shkrimtarit Petro Marko.


Ajo jetoi pjesën më të madhe të njëzet viteve të fundit në varfëri të plotë, gjë që u ngrit në debat mediatik dy vjet më parë.


Gjatë muajve të fundit, disa ish-të dënuar në komunizmit e akuzuan se pati bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit ndërsa bashkëshorti i saj Petro Marko gjendej në burg.


Familja Marko pati një histori të dhimbshme pavarësisht kontributit të çmuar në jetën kulturore dhe artistike të Shqipërisë.


 


27 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)