Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Prefekti i Qazim Mulletit/ Arben Derhemi tërbon tironsit: Intelektuhale, ulen malet e ngrihen...

Prefekti i Qazim Mulletit/ Arben Derhemi tërbon tironsit: Intelektuhale,

Aktori i njohur Arben Derhemi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

“Nga ana tjetër, të shfaqësh këtë palo komedi është të fyesh e të poshtërosh jo vetëm Qazim Mulletin dhe familjen e nderuar Mulleti, por të gjithë komunitetin tironas, të fyesh atë pjesë të shoqërisë që u persekutua egërsisht nga sistemi totalitar! E turpshme për më tepër, që aktori kryesor është një tironas!“, thuhej në reagim mes të tjerash.

Për këtë gjë, Shoqata Tirana do t’i drejtohet Ministrisë së Kulturës që të heqë zyrtarisht nga transmetimi dhe shfaqja, komedinë “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e së vërtetës.

Kjo ka sjellë dhe reagimin e aktorit se e kanë sjellë shfaqjen në një këndvështrim tjetër duke evidentuar këtë figurë të madhe historike.

"Une e di që ne sot jetojmë në botën e internetit dhe rrjetet sociale i kanë dhënë të drejtë çdo “qenie intelektuhale” te sajojë e shpifë ç’i intereson dhe i vjen për shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur këta tironcat e vërtetë ,leximi që ne i bëmë veprës groteske “Prefekti”, në një këndveshtrim tjetër dhe për ta evidentuar si figurë historike të madhe. Ju që i bini tam-tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetëm një batutë me të cilën mbyllet vepra………………….. “U ulen malet ,u ngritën Halet”, shkruan aktori i njohur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore