Ceremonia 


Dekorimi i 4 artisteve nga presidentiPresidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” tre këngëtarë dhe me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, humoristin Behar Mera, për argëtimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për probleme të realitetit shoqëror, përmes humorit dhe satirës. Në motivacionin e dekorimit të këngëtarëve Arif Vladi dhe Qerim Sula, flitej “Për kontribut të çmuar në interpretimin mjeshtëror të këngëve të traditës folklorike dhe qytetare të krahinave veriore, veçanërisht të zonës së Dibrës”. Ndërkohë që Artiola Toska është vlerësuar “Për kontribut të rëndësishëm në interpretimin me mjeshtëri të lartë artistike të këngëve të traditës qytetare, veçanërisht të Shqipërisë së Mesme”.