Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Qazim Mulleti përplas PS-PD në Parlament/ Demokratët propozojnë: Të zhduken filmat e para '90-ës

Qazim Mulleti përplas PS-PD në Parlament/ Demokratët

Anëtarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, propozoi në mbledhjen e sotme, ndalimin e filmave dhe dokumentarëve që glorifikojnë diktaturën komuniste.
 
“Ne kemi përgjegjësinë të ndikojmë në edukimin e brezave të rinj dhe të marrim spunto nga kjo ngjarje, nga debate që kanë lindur në rrjetet sociale, në opinionin publik, në media për shfaqjen e programuar të “Prefektit” në Teatrin Kombëtar.

Duhet të hapim edhe njëherë jo vetëm diskutimin, por edhe mendimin institucional dhe ligjor për një projektligj që personalisht do t'a mbështes, që ndalon shfaqjen e filmave në televizionet publike, në televizione të paguara nga taksat e qytetareve të atyre filmave që do të cilësohen të ndaluar nga profesionistët, si filma të propagandës komuniste dhe instrumente te diktaturës.

Unë vetë jam pedagoge e shkencave politike dhe besoj që si unë të gjithë ata që kanë studiuar e dimë që filmi, kinemaja, kanë qenë një instrument i propagandës komuniste dhe janë përdorur për të mbajtur dhe atë pushtetin e butë ndërkohë nga ana tjeter ishte mizoria e një diktatori, tha Ina Zhupa. 
 
Deputetja e PD bëri përgjegjëse PS për qëndrimin jo ndëshkues ndaj deputetit të saj Bujar Çela, i cili nderoi diktatorin.
 
“Edhe është turpi i kësaj mazhorance që nuk distancohet nga veprimet e deputetit tuaj të Lushnjes Bujar Çela, për të revokuar dhe glorifikuar figurën e një diktatori i cili më lejoni t'ju kujtoj që ka në rekordet e tij: 
 
6027 persona që janë ekzekutuar për arsye politike si qarmit të pushtetit;
17650 persona janë burgosur nga regjimi diktatorial i tij;
1065 persona kanë vdekur në burgjet e tmerrshme të komunizmit;
22 gjeneralë të ushtrisë dhe drejtues të lartë të shtetit janë burgosur 
29 të tjerë ministra, zv/ ministra të tij janë burgosur etj, por mbi të gjitha 3 milion shqiptarë kanë jetuar të izoluar në kushtet më të këqija në terrorin e këtij diktatori," u shpreh deputetja e PD. 
 
Duke sjellë në vëmendje nismën ligjore të PD për dekomunizimin dhe ndalimin e simboleve komuniste, Ina Zhupa ngriti shqetësimin për atë që mesohet sot në shkolla për periudhën e diktaturës.
 
“Unë personalisht kam edhe një merak të madh që do ta kanalizoj edhe në këtë komision edhe jashtë tij edhe me shoqatën antikomuniste e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë, qe ka të bëjë edhe me tekstet shkollore dhe me atë që paraqitet në tekste që glorifikohet ajo që lidhet me komunizmin dhe ka vetëm gjysëm faqe libër për atë që kanë vuajtur shqiptarët në diktaturë.
 
Çështjen e teksteve shkollore, si çështjen e filmave artistikë dhe të artit dhe kulturës janë diskutime që na takojne si komision t'i bëjmë dhe nuk mund t'i shmangim.
 
Na takon neve, të dyja anëve politike, të ndahemi një herë e mirë nga ajo periudhë që nuk na bën mirë as juve, as neve, as fëmijëve tanë. 
 
Sepse historia nëse nuk studiohet dhe dënohet ka rrezik që mund të përsëritet edhe me keq se herën e parë,” u shpreh Ina Zhupa në Komisionin e Medias.
 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore